Durrës, 22 mars 2026 16:13
Të shtunën është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës.
Policia e Durrësit ka njoftuar sot se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.
Po ashtu, njoftohet se për këtë ngjarje policia e Durrësit tha se Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve V. E., 38 vjeç, dhe A. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, administratorë të hotelit ku ndodhi ngjarja.
Nga veprimet e para hetimore, Policia thotë se “dyshohet se 2 administratorët nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku shtetasja qëndronte prej muajit dhjetor 2025”.
“Materialet u referuan në Prokurori për vlerësim, ndërkohë që priten rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 31-vjeçares”, thuhet në njoftim.

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n