Prishtinë 19 Mars 2026 11:54
Remitencat drejt Kosovës gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.4 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 59 milionë eurosh, apo rreth 4 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, pjesa më e madhe e remitencave vazhdon të vijë nga Gjermania, me 547.4 milionë euro, që përbëjnë 39 për qind të totalit. Pas saj renditet Zvicra me 250.2 milionë euro apo 18 për qind, transmeton Ekonomia Online.
Kontribut të konsiderueshëm kanë dhënë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 102.5 milionë euro (7%), si dhe Austria me 59.3 milionë euro (4%). Ndërkohë, Italia ka dërguar 54.3 milionë euro (4%), Franca 48.4 milionë euro (3%), Suedia 47.0 milionë euro (3%) dhe Belgjika 46.2 milionë euro (3%).
Nga Mbretëria e Bashkuar kanë ardhur 36.9 milionë euro (3%), ndërsa nga Norvegjia 29.8 milionë euro (2%).
Të dhënat tregojnë se diaspora vazhdon të luajë rol kyç në ekonominë e Kosovës, duke mbetur një nga burimet kryesore të të ardhurave për shumë familje dhe një faktor i rëndësishëm në stabilitetin ekonomik të vendit. Burimi i të dhënave është Banka Qendrore e Kosovës.

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë
ZKA zbulon shkelje në Mitrovicën e Veriut: Mbi 25 mijë euro të hyra të humbura dhe gabime në leje ndërtimi
Koha e ujit falas në veri të Kosovës po mbaron pas gati tre dekadash
Ministria kundërshtoi vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore për të hequr tabelën “E dua Mitrovicën”
Dëshmitari nga Britania e shtyn gjykimin për krime lufte kundër Jusuf Shujak
Sveçla: Lufta kundër krimit vazhdon pa kompromis
Maqedonci: Kosova në krah të aleatëve për paqen dhe sigurinë globale
Prokuroria dhe Policia godasin rrjetin e dyshuar të narkotikëve, sekuestrohen 60 kilogramë marihuanë
Fenerbahçe konfirmon përforcimin me sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi