Mitrovicë, 19 mars 2026 12:14
Për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për dokumente personale të Kosovës, veçanërisht për ata që nuk kanë ende letërnjoftim kosovar, Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Punëve të Brendshme, po krijon zyrat për të huaj ku do të mund të marrin informacion dhe asistencë të plotë. Qytetarët, pas hapjes së zyrës, do të marrin udhëzime të qarta dhe të detajuara se si mund të pajisen me letërnjoftim të Kosovës.
Lidhur me çështjen e shtetësisë dhe dokumenteve personale, veçanërisht për qytetarët e komunitetit serb që ende nuk kanë letërnjoftim të Kosovës, planifikohet mbajtja e një takimi në Zubin Potok për t’i informuar mbi hapjen e zyrave për të huaj.
Në Mitrovicë është përcaktuar tashmë data e hapjes së zyrës për të huaj. Në këtë zyrë, qytetarët do të mund të marrin:
Informacion të plotë mbi procedurat për regjistrimin e statusit të tyre në Kosovë.
Udhëzime për dokumentet që nevojiten për të aplikuar për letërnjoftim.
Shpjegime të qarta se si të paraqesin kërkesën për letërnjoftim.
Qëllimi i këtyre zyrave është:
T’u mundësojë qytetarëve qasje të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë në informacion dhe shërbime administrative.
Të sqarojë të gjitha paqartësitë mbi të drejtat dhe detyrimet sipas Ligjit për të Huajt.
Të ndihmojë qytetarët në pajisjen me dokumente personale të Kosovës në mënyrë të rregullt dhe të sigurt.
Njoftimi zyrtar për hapjen e zyrës do të bëhet së shpejti.

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës