Mitrovicë, 17 mars 2026 12:43
Në përvjetorin e 22-të të trazirave të marsit 2004, në Mitrovicën e Veriut përfaqësues të strukturave politike serbe organizuan homazhe për viktimat serbe të asaj periudhe, duke vendosur kurora lulesh pranë monumenteve përkujtimore në qytet.
Megjithatë, në këto përkujtime nuk u përmend një nga tragjeditë më të rënda që ndodhi pikërisht në të njëjtën ditë, mbytja e tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër.
Më 17 mars 2004, Egzon Deliu (13 vjeç), Avni Veseli (12 vjeç) dhe Florent Veseli (9 vjeç) nga fshati Çabër humbën jetën pasi u hodhën në ujërat e Ibrit duke ikur nga ndjekja e një grupi serbësh.
Sipas dëshmive të kohës, fëmijët u detyruan të futeshin në lumë në përpjekje për të shpëtuar, por tre prej tyre nuk arritën të mbijetonin.
Tragjedia e fëmijëve të Çabrës është një nga ngjarjet më të dhimbshme të asaj dite dhe mbetet thellë e gdhendur në kujtesën e familjeve dhe të opinionit publik shqiptar në Kosovë.
Pavarësisht se përfaqësuesit e Listës Serbe dhe udhëheqja e komunës së Mitrovicës së Veriut organizuan homazhe për viktimat serbe të marsit 2004, në deklaratat dhe aktivitetet e tyre nuk pati asnjë përmendje për tre fëmijët shqiptarë që humbën jetën në lumin Ibër.
Kjo qasje selektive ndaj kujtesës së viktimave vazhdon të theksojë ndarjet në interpretimin e ngjarjeve të marsit 2004.
Kujtesa që nuk duhet të harrohet
Për familjet e Egzon Deliut, Avni dhe Florent Veselit, kjo datë mbetet një plagë e hapur. Çdo vit përkujtimi i tyre rikujton se viktimat e pafajshme të konfliktit, veçanërisht fëmijët nuk duhet të mbeten në harresë dhe as të anashkalohen nga përkujtimet publike.
Tragjedia në lumin Ibër mbetet një kujtesë e dhimbshme se edhe fëmijët u bënë viktima të urrejtjes dhe tensioneve etnike të serbëve ndaj shqiptarëve, dhe se drejtësia dhe e vërteta për këto ngjarje ende kërkojnë vëmendje dhe përgjegjësi institucionale.

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha