Prishtinë, 17 mars 2026 12:07
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit po mban punëtori të përgatitur bashkë me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).
Me këtë rast, e para e MINT-it, Mimoza Kusari-Lila tha se përmes tregut të përbashkët rajonal përfitojnë bizneset dhe qytetarët.
“Në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, jemi zotuar që bashkë t’i ofrojmë rajonit një anëtarësim më të shpejt në BE. Shtylla e dytë e planit, tregut të përbashkët rajonal është parakusht. Zbatimi i tregut rajonal sjell përfitime për qytetarët dhe kompanitë. Jam e bindur se përmes një koordinimi të fortë, mund të zbatojmë me sukses tregun e brendshëm rajonal. Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj të fortë përmes kryesimit në vitin 2025, duke treguar kapacitetin për të udhëhequr një bashkëpunim rajonal. Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi më të fortë dhe aktiv. Puna jonë ndikon në mundësitë që ju ofrohen bizneseve tona dhe në fund mirëqenien e qytetarëve tanë. CEFTA duhet të jetë lehtësues për rritje ekonomike”, ka deklaruar ajo.
Përfaqësues nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Prishtinë thanë se do ta mbështesin Kosovën në procese të tilla, teksa theksuan se shpresojnë që dinamika e punës në tregun rajonal të vazhdojë edhe këtë vit.
Drejtoresha e sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati tha se përmes marrëveshjes rajonale për tregtinë e lirë u ofrohen shumë lehtësira bizneseve si dhe dëgjohen kërkesat e sektorit privat.
Ajo përmendi edhe mundësitë që ju ofrohen të rinjve të kualifikuar që të punojnë në shtetet tjera të rajonit.
Sipas drejtorit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna marrëveshja CEFTA luan rol të rëndësishëm në integrimin e bizneseve kosovare në tregun evropian.
“Për komunitetin e bizneseve CEFTA përfaqëson shumë më tepër sesa një marrëveshje. Gjatë viteve ajo është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëpunimit rajonal. Kjo ndikon që kompanitë tona të integrohen më mirë në zinxhirin evropian dhe të rrisin eksportin. Integrimi rajonal për bizneset përfaqëson një mundësi për rritje, tërheqje të investimeve dhe më shumë vende pune”, ka shtuar Rafuna.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi