Mitrovicë, 17 mars 2026 15:55
Në përvjetorin e ngjarjeve të 17 marsit 2004, në veri të Mitrovicës janë mbajtur homazhe pranë monumentit të ashtuquajtur “Engjëlli i Bardhë”, afër urës mbi lumin Ibër.
Ceremonia është organizuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe ka mbledhur qytetarë serbë, përfaqësues të udhëheqjes komunale si dhe të Listës Serbe.
E, burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se në këtë ceremoni përkujtimore kanë qenë pjesëmarrës edhe ish-pjesëtarë të strukturave të sigurisë serbe, MUP.
Në mesin e pjesëmarrësve janë vërejtur edhe disa ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në vitin 2022.
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë për Veri, Veton Elshani, ka konfirmuar për KosovaPress praninë e tyre në këtë aktivitet.
“Ish-kolegët tanë në Policinë e Kosovës kanë punuar deri kur kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në vitin 2022. Disa kanë qenë edhe në pozita udhëheqëse, si komandant statcioni dhe shef i operativës. Në mesin e rreth 60-70 personave që kanë marrë pjesë aty, 3 ose 4 prej tyre kanë qenë ish-kolegë tanë”, ka deklaruar Elshani.
Ndryshe, sot janë bërë 22 vjet që nga trazirat e 17 marsit 2004, kur qytetarët u revoltuan pas mbytjes së tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër, në fshatin Qabër të Zubin Potokut. Një i katërt që pati shpëtuar, sipas familjarëve kishte treguar se ata ishin ndjekur me qen nga fqinjtë serbët në anën tjetër të lumit. Kjo pati ngjallur reagime të ashpra tek qytetarët shqiptarë, të cilët më 17 mars nisën protestat thuajse në të gjithë Kosovën, që më pas eskaluan në dhunë. Në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) të botuar më 30 prill 2004, theksohej se në ato protesta humbën jetën 19 persona, nga të cilët 11 ishin shqiptarë të Kosovës dhe 8 ishin serbë të Kosovës, derisa, 954 persona të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.

Serbia i mbajti të fshehura krimet e kryera në Kosovë- Blakaj bën thirrje për ngritje të aktakuzave
Blakaj: Që nga marrëveshja në Bruksel, s’kemi parë rezultate pozitive për personat e zhdukur
Aksidenti vdekjeprurës në vendpunishte, Inspektorati i Punës: Shkaku ende nuk dihet
Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok
Sveçla, nga Zubin-Potoku: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
Kandiç i kërkon Serbisë të përballet me krimet e luftës
Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Arrestohen 6 persona në Prishtinë, në automjetin me targa serbe iu gjet municion