Në prag të zgjedhjeve lokale të caktuara për 12 tetor, ndiej nevojën të drejtohem – jo nga interesat politike, por nga përgjegjësia ime si qytetar. Jetojmë në kohë sfiduese dhe përballë presioneve të vazhdueshme, që kërkojnë unitet, jo ndarje.
Pavarësisht neglizhencës institucionale, pavarësisht padrejtësive dhe viteve të injorimit, ende besoj se kemi forcën të bashkohemi – pa interesa partiake, pa frikë, pa mendjemadhësi.
Prandaj bëj thirrje për bashkim të gjithë individëve, shoqatave, studentëve, bizneseve, intelektualëve dhe aktorëve politikë – që së bashku të artikulojmë një qëndresë për mbijetesë dhe një jetë të denjë për të gjithë ata që duan të qëndrojnë këtu.
Së shpejti planifikohet organizimi i një tubimi të gjerë qytetar, ku do të përcaktojmë hapat e mëtejshëm dhe veprimet konkrete.
Mjaft më me heshtje. Na duhet përgjegjësi. Na duhet guxim. Na duhet unitet.
Jemi të hapur për bisedë, bashkëpunim dhe marrëveshje – me të gjithë ata që ndajnë këtë shqetësim dhe vizion.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit