Kiev, 13 Korrik 2025
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në në takimin e dytë ministror në formatin Ukrainë – Europa Juglindore, si përfaqësuese e Kosovës.
Ky takim u mbajt në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.
Sipas njoftimit të MPJD-së, ministrat pjesëmarrës riafirmuan “mbështetjen e palëkundur” për Ukrainën, duke ritheksuar përkushtimin për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
“Tërheqja e plotë e forcave dhe pajisjeve ruse nga e gjithë territori i Ukrainës, ndalja e armiqësive dhe rikthimi i plotë i integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht mbeten thelbësore për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”- thuhet në komunikatën e ministrave pjesëmarrës në formatin Ukrainë – Evropa Juglindore, të cituar nga Ministria e Punëvë të Jashtme në Kosovë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj