Serbian President Aleksandar Vucic gestures during a public address, a day after one of the biggest protests in years in Belgrade, Serbia, Sunday, Aug. 11, 2024. Vucic said earlier he had been tipped off by Russian intelligence services that a "mass unrest and a coup" were being prepared in Serbia by unspecified Western powers that wish to oust him from power. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Prishtinë, 12 mars 2026 08:55
Serbia vazhdon të refuzojë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë dhe për këtë arsye prej kohësh po përballet me kritika dhe mesazhe të përsëritura nga Bashkimi Evropian. Një i tillë erdhi edhe së fundmi nga komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos.Duke folur më 10 mars në Parlamenti Evropian, ajo dërgoi një mesazh të qartë për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimi Evropian, duke theksuar se ato duhet të jenë demokraci të forta dhe të afta t’i rezistojnë ndikimeve të jashtme, përfshirë ndikimin e Rusisë.Kos nuk përmendi drejtpërdrejt ndonjë shtet kandidat, por deklarata e saj u interpretua si paralajmërim për disa vende që shihen si më të ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme. Sipas një zyrtari evropian që foli për Radion Evropa e Lirë, ndër vendet që shpesh përmenden në këtë kontekst janë Serbia dhe Gjeorgjia.Serbia mbetet i vetmi vend kandidat nga Ballkani Perëndimor që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës nuk është përafruar me politikën e jashtme të BE-së dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Si pasojë, procesi i negociatave për anëtarësim është ngadalësuar ndjeshëm dhe vendi nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues që nga dhjetori i vitit 2021.Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerim, Guillaume Mercier, theksoi se BE-ja ka qenë e qartë me partnerët e saj, përfshirë Serbinë, se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si më parë në kohën kur Rusia po zhvillon agresion ushtarak ndaj Ukrainës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit