Prishtinë 11 Mars 2026 16:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Sipas njoftimit për media në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë.
‘’Në takim u diskutua për situatën e sigurisë, në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë, me ç’rast Kryeministri vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm’’, thuhet në njoftim.
Po ashtu gjatë takimit Kurti e falënderoi komandantin Ulutaş për kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm në udhëheqjen e KFOR-it dhe për bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000