Prishtinë 11 Mars 2026 15:50
Me ftesë të shefit të shërbimit mjekësor të Bundeswehrit Gjerman dhe me urdhër të KOMFSK, një delegacion nga Komanda e Logjistikës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka realizuar vizitë zyrtare në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin.
Gjatë kësaj vizite, bëhet e ditur se delegacioni i FSK-së është takuar me Ralf Hoffmann dhe stafin e tij, po ashtu edhe me përfaqësuesit e këshilltarëve të NALT-it që kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të NALT.
“Gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së ka marrë pjesë në DV-DAY gjatë realizimit të UF mjekësor “MEDVAL QUADRIGA 2026”, ku kanë parë nga afër procedurat e trajtimit të ushtarëve të lënduar në pikën e lëndimit (PoI), pikën e grumbullimit të pacientëve (CCP), procedurat e evakuimit deri te kapacitetet ROL 1 deri në ROL 4, procedurat e evakuimit strategjik (STRATEVAC), trajtimin përfundimtar dhe rehabilitimin e të lënduarve, gjithashtu gjatë vizitës delegacioni është takuar edhe me përfaqësuesit e Qendrës së NATO-s për Ekselencë (NATO COE) dhe delegacionet e shërbimeve mjekësore të ushtrive mike, pjesëmarrëse në këtë aktivitet”, thuhet në një njoftim të FSK-së, transmeton Klankosova.tv.
Delegacioni i FSK-së, në emër të KOMFSK gjeneral Jashari, kan falënderuar Gjenerallejtënant Hoffmann për mbështetjen e vazhdueshme që Bundesëehri gjerman është duke e dhënë për FSK-në, e veçanërisht për shërbimin mjekësor të FSK-së, si dhe kanë diskutuar për zhvillimin edhe më tej të bashkëpunimit mes dy shërbimeve tona mjekësore

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000