Prishtinë 11 Mars 2026 16:42
Fushata zgjedhore, por edhe presionet, janë duke vazhduar me intensivitet të madh në Bajina Bashta të Serbisë.
Urosh Gjokiq, nga lista “Të Bashkuar për Bajina Bashta”, thotë se ka informacione se Milan Radoiçiq ka telefonuar personalisht biznesmenë nga ky vend dhe u ka dorëzuar një listë me persona që votojnë për opozitën ose marrin pjesë në protesta, duke u thënë se – nëse personat në listë megjithatë votojnë – duhet të pushohen nga puna. Në të kundërtën, biznesmenët nuk do të kenë më punë, tha ai për N1.
Gjokiq thotë se në Bajina Bashta, ku zgjedhjet lokale do të mbahen më 29 mars, “ka shumë kërcënime”.
“Në Bajina Bashta ka shumë kërcënime. Para dy ditësh në Hidrocentralin Bajina Bashta erdhën 11 vendime për ndryshimin e kontratave të punës, për t’u ulur koeficientët e pagës për njerëzit që janë në listën ‘Të Bashkuar’ ose për ata që kanë qenë në protesta apo që na kanë nënshkruar mbështetje. Gjithashtu, biznesmenë të njohur janë telefonuar nga funksionarë të pushtetit, madje edhe nga njerëz të lidhur me botën kriminale. Kam informacion se Milan Radoiçiq është përfshirë drejtpërdrejt në biseda me disa subjekte dhe ka thënë – kjo është lista e njerëzve që kanë nënshkruar mbështetje për opozitën. Varet nga ju që ata të mos dalin në zgjedhje, e nëse dalin në zgjedhje do të pushohen nga puna, ose ju nuk do të keni më punë. Nëse dalin në zgjedhje, kjo do të jetë shenjë se kompanitë nuk duhet të marrin më kontrata”, tha ai.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000