14 Korrik 2025
Nëntë inspektorë sanitarë nga rajoni i Mitrovicës, që përfshin edhe komunat e Vushtrrisë dhe Skenderajt, tash e gati një vit nuk kanë një hapësirë zyrtare pune dhe janë të detyruar të veprojnë nga shtëpia.
Në kushte anonimiteti, disa prej tyre kanë deklaruar për medie se që nga tetori i vitit 2023 janë pa zyre. Ata ishin transferuar nga komuna në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, më pas në Ministrinë e Shëndetësisë, ku qëndruan për disa muaj në zyrat e vjetra. Por prej dhjetë muajsh nuk kanë më asnjë hapësirë pune.
“Prej muajit tetor jemi pa zyrë. Nuk dimë as ku të shkojmë, as kujt t’i drejtohemi. Jemi lënë në rrugë”, tha njëri prej inspektorëve.
Ata fajësojnë drejtorin e Inspektoratit Sanitar, Ibrahim Tershnjakun, për mungesën e zgjidhjes. Sipas tyre, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, kishte propozuar që të gjithë inspektorët të vendoseshin në Prishtinë, por Tershnjaku ka refuzuar, duke kërkuar që inspektoratet të qëndrojnë në regjione.
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se ka siguruar një objekt me qira për disa nga inspektoratet, përfshirë edhe atë sanitar, por që Tershnjaku nuk ka pranuar vendosjen në ambientet e propozuara, përfshirë edhe ato të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Për këto pretendime, drejtori Tershnjaku nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Ndërkohë, inspektorët sanitarë kanë përgjegjësi të rëndësishme, përfshirë kontrollin e sigurisë së ushqimit dhe kushteve higjieno-sanitare në objekte të ndryshme në gjithë vendin.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante