Prishtinë, 9 mars 2026 07:16
Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Edward P. Joseph, ka komentuar zhvillimet në raportet ndërmjet Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai u ndal veçanërisht te rëndësia e përfshirjes së Kosovës në Bordin e Paqes dhe ndikimin që kjo ka në dialogun strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Sipas Joseph, pjesëmarrja e Kosovës në këtë Bord përbën një zhvillim të rëndësishëm në raportet ndërmjet dy vendeve.
“Mendoj se kjo është një ftesë tejet e rëndësishme për Kosovën, të ftohesh në Bordin e Paqes. Fakti që presidentja Vjosa Osmani ka qenë edhe në themelimin e kësaj organizate në Davos dhe në takimin e parë në Uashington, është shumë e rëndësishme. Është tregues i qartë se Kosova po ndërton raporte me Administratën Trump 2”, tha Joseph.
Ai shtoi se kjo është veçanërisht domethënëse duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në raportet ndërmjet dy vendeve.
“Kjo është e veçantë për shkak se në shtatorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës suspenduan dialogun strategjik me Kosovën dhe kjo që ndodhi është e kundërta e saj. Është e qartë se presidentja Osmani po e përfaqëson Kosovën në një formë tjetër të dialogut strategjik dhe kjo ka rëndësi”, u shpreh Joseph për Klan Kosova.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit