Prishtinë 9 mars 2026 6:54
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sipas të cilit, Kurti i kishte thënë se zbatimin e vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit e kishte bërë për “hatër të tij”.
Manxhuka ka thënë se vendimi për zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë rast u bë pas bisedimeve me raportuesin në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se Rashiq ka bërë një ngatërrim dhe se Kurti për “hatër të tij” ka bërë vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.
“Që nga dita e parë në Kurti 2 në mars 2021, nga ambasadorët e Quint-it por edhe nga ministri Rashiq është kërkuar zbatimi i aktgjykimit të GjK, por kjo ka ndodhur vetëm në kuadër të bisedimeve me raportuesen e Këshillit të Evropës, Bakoyannis, tre vjet më vonë, në mars 2024.Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, siç mund ta shihni në fotografinë më poshtë”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit