Prishtinë, 25 shkurt 2026 20:35
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka vendosur në qendër të agjendës së saj legjislative hartimin dhe zbatimin e gjashtë projektligjeve kyçe, të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe forcimin e mbrojtjes së mjedisit në vend.
Ministrja Fitore Pacolli bëri të ditur se këto iniciativa përbëjnë prioritetin kryesor të mandatit aktual, duke theksuar rëndësinë e reformave të thella në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Sipas saj, projektligjet e parapara përfshijnë: Projektligjin për Mbrojtjen e Mjedisit; Projektligjin për Mbrojtjen e Natyrës; Projektligjin për Mbeturina; Projektligjin për Planifikim Hapësinor; Projektligjin për Banim Social dhe të Përballueshëm; Projektligjin për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit.
Këto projektligje pritet të krijojnë një bazë më të fortë ligjore për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, rregullimin e zhvillimit urban dhe fuqizimin e mekanizmave të inspektimit dhe zbatimit të ligjit.
Ministrja Pacolli theksoi se përmes këtyre reformave synohet jo vetëm harmonizimi me standardet bashkëkohore evropiane, por edhe garantimi i një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.
Procesi i hartimit dhe miratimit të projektligjeve pritet të zhvillohet gjatë këtij mandati, me angazhim të plotë institucional dhe në bashkëpunim me akterët relevantë.

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen