Prishtinë 21 Shkurt 2026 15:31
Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Serbisë, e zhvilluar në Nish, mes Crvena zvezda dhe Spartak Subotica, grupi i tifozëve “Delije” shfaqi një transparent me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Mesazhi, i cili bën thirrje për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosova, përbën një deklaratë politike të shfaqur në një ngjarje sportive.
Shfaqja e këtij transpareni nga tribunat riktheu edhe një herë vëmendjen mbi përdorimin e ndeshjeve sportive në Serbi si hapësira për dërgimin e mesazheve politike dhe nacionaliste, në vend që fokusi të mbetet ekskluzivisht te sporti dhe gara sportive.
Pamjet e transparencës nuk mbetën vetëm brenda stadiumit. Fotografitë dhe videot u shpërndanë me shpejtësi edhe në një kanal në platformën Telegram, i cili ndiqet nga rreth 22.900 persona.
Përmes kësaj platforme, u përhap edhe jashtë kontekstit të drejtpërdrejtë sportiv, duke arritur një audiencë më të gjerë në rrjetet sociale.
Ky nuk është rasti i parë që parulla me përmbajtje nacionaliste shfaqen në ngjarje sportive ku merr pjesë Crvena zvezda.
Transparentë me mesazhe për “rikthimin e ushtrisë në Kosovë” janë regjistruar edhe më herët, si në ndeshje futbolli ashtu edhe në takime basketbolli, duke treguar një vazhdimësi të përdorimit të sportit si platformë për shprehje politike.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve