Prishtinë 21 Shkurt 2026 14:52
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin finlandez, Alexander Stubb.
Gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.
Në postimin e saj në platformën X, Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën:
“Është gjithmonë e rëndësishme të kemi një partner të besueshëm si Finlanda. Faleminderit për përkrahjen e palëkundur për të ardhmen euro-atlantike të vendit tonë.”

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës