Prishtinë 19 Shkurt 2026 12:17
Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë se partneriteti ekonomik ndërmjet dy vendeve po intensifikohet.
Në postimin e ambasadës thuhet se në vitin 2024, shkëmbimet tregtare ndërmjet Francës dhe Kosovës arritën në 100 milionë euro.
Nga kjo shifër, 80 milionë kanë qenë eksporte franceze në Kosovë.
“Kjo dinamikë është pjesë trajektores së intensifikimit të vazhdueshëm: 67 milionë euro është totali i investimeve të drejtpërdrejta franceze (2008–2023), me një rritje të dukshme që nga viti 2020; Rritje prej 33% e shkëmbimeve tregtare në periudhën 2020–2024”, thuhet në njoftim.
Ambasada ka thënë se Franca mbetet plotësisht e angazhuar për t’u ofruar përkrahje bizneseve, për të mbështetur investimet dhe për të forcuar partneritetet ndërmjet dy ekonomive.
Forcmin e shkëmbimeve ekonomike e ka përmendur edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në letër urimin që i dërgoi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë.
“Duke u mbështetur në vlerat tona të përbashkëta, në fusha po aq të ndryshme sa edhe thelbësore, si olimpizmi, frankofonia apo promovimi i të drejtave të grave, shpresoj që bashkëpunimi ynë të mund të zhvillohet në fusha kyçe për të ardhmen e Kosovës, përfshirë edhe përmes forcimit të shkëmbimeve tona ekonomike”, u tha ne lëtrën e Macron.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve