Prishtinë 19 Shkurt 2026 11:37
Ish-Presidenti i Kosovës u paraqit të mërkurën si burrë shteti dhe paqe-bërës, ndërsa u bëri thirrje gjyqtarëve ndërkombëtarë ta shpallin të pafajshëm për akuza që ai i quajti të pabazuara”.
Kështu fillon artikulli i gazetës britanike, The Independent, kushtuar fjalës përfundimtare të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në gjyqin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.
Prestigjiozja britanike komentoi edhe atmosferën në galerinë e vizitorëve, duke thënë se disa u afruan tek xhami që ndan sallën për ta përshëndetur me dorë Thaçin, para se të qortoheshin nga rojet e sigurisë. Në artikull përmendet edhe një burrë që fshiu lotët ndërsa Thaçi po fliste.
Në pjesën tjetër të artikullit, gazeta me bazë në Londër flet për historikun e rastit të Gjykatës Speciale kundër Thaçit dhe të tjerëve, ndërsa përmbledh edhe historikun e shtetësisë së Kosovës.
Ajo përmend kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për dënim maksimal ndaj krerëve të UÇK-së, akuzat që rëndojnë mbi ta, kërkesën e Thaçit për verdikt të pafajësisë, deklaratat fyese të Prokurorisë ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë, si dhe protestën gjithëkombëtare që u mbajt ditën e Pavarësisë në mbështetje të të akuzuarve.

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen