Prishtinë, 18 shkurt 2026 20:55
Si çdo herë tjetër edhe kësaj radhe i pari Bashkësisë Islame doli para medieve.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, dha mesazhin tradicional një ditë para fillimi të muajit të shenjtë.
“Historia jonë dëshmon se besimi ka qenë burim frymëzimi për angazhim qytetar dhe kombëtar, veçanërisht në momentet kyçe si shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, kur u kurorëzua një sakrificë e gjatë për liri, drejtësi dhe dinjitet. Dashuria ndaj fesë dhe atdheut nuk janë në kundërshtim, por plotësojnë njëra- tjetra, besimi e formon karakterin, ndërsa atdheu i jep atij hapësirë veprimi”, ka thënë Tërnava.
Në fjalën e tij, myftiu Tërnava foli për rendësin e muajit Ramazan.
“Ramazani është muaji kur Fjala Hyjnore zbriti si dritë për njerëzimin, udhëzim për zemrat, shërim për shpirtrat dhe mëshirë për botët. Është koha kur zemrat hapen për Librin e Zotit dhe shpirtrat përulen para Madhërisë së tij. Ai na mëson durimin, faljen dhe solidaritetin, duke na kujtuar se forca më madhe e njeriut është zemra e pastër dhe dora që ndihmon”, ka thënë tutje Tërnava.
E i pari i Bashkësisë Islame tregoi se cili është mesazhi i Ramazanit.
“Mesazhi i Ramazanit është paqja. Ai pastron zemrën nga urrejtja, ndalon fyerjen dhe e ngre respektin në themel të bashkëjetesës. Është thirrje për vetëpërmbajtje, vëllazëri dhe dashuri aktive që sjell harmoni shoqërore. Nxitja e urrejtjes është mëkat i rëndë dhe tradhti ndaj frymës së këtij muaji. Ta ruajmë vëllazërinë dhe kombin tonë me zemër të pastër dhe vendosmëri që dashuria të triumfojë mbi çdo përçarje.Le të lutemi që ky Ramazan të na gjejë më të bashkuar në vlera, më të fortë në besim dhe më të vendosur në mbrojtje të lirisë sonë. Le të jetë kohë reflektimi për thellimin e dashurisë ndaj fesë si burim drite dhe ndaj Kosovës si amanet i të parëve e përgjegjësi ndaj brezave që vijnë”, ka përfunduar Tërnava.
Në fund Tërnava uroi gjithë besimtarët muajin e Ramazanit.

Hetemi: Mbi 80% e shqiptarëve të vrarë në luftë kanë qenë civilë
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok
Ministria e Arsimit ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës
Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve
Publikohet lista preliminare e të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe