Obiliq, 18 shkurt 2026 19:00
Komuna e Obiliqit dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi për zhvillimin në zonën e komunës.
Përmes kësaj marrëveshjeje, institucionet synojnë bashkëpunimin e ndërsjellët në funksionin e përmirësimit të mirëqenies së Obiliqit, dhe ushtrimin e veprimtarisë ekonomike të KEK në zonën e komunës, veçanërisht për projektin e Parkut Solar 100MË dhe përmirësimin e infrastrukturës e mjedisit në dobi të komunitetit, raporton KosovaPress. Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi theksoi se është një bashkëpunim i drejtpërdrejtë operativ, duke deklaruar se ky memorandum nuk është vetëm një dokument formal, por një plan veprimi për “punë të përbashkëta” që do të realizohen në terren mes Komunës dhe KEK-ut.
“Këtë memorandum bashkëpunimi, kemi planifikuar edhe punë të përbashkëta që do t’i bëjë komuna e Obiliqit së bashku me KEK-u”, tha Thaçi.
Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK),Gramos Hashani, ka bërë të ditur nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi me Komunën e Obiliqit, i cili synon rritjen e mbështetjes për komunitetin ku operon korporata.
“Ne si Korporatë Energjetike e Kosovës kemi përgjegjësinë sociale ndaj komunitetit në të cilin edhe ne kemi operimet tona. Nënshkruam memorandum mirëkuptimi për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme që lidhen kryesisht me çështje administrative dhe me çështje të ndihmesave dhe lehtësirave që do të ketë komuna e Obiliqit. Dhe mbi të gjitha, përkrahjen që komuna e Obiliqit do ta ketë nga Korporata Energjetike e Kosovës në projektet që lidhen më së shumti me ambientin…shpresojmë që të kemi një bashkëpunim sa më të mirë dhe sa më të favorshëm për qytetarët e komunës së Obiliqit”, theksoi Hashani.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve