Prishtinë, 17 shkurt 2026, 08:53
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar rrugëtimin e shtetit të ri drejt forcimit të institucioneve dhe konsolidimit demokratik.
“Gëzuar Kosovë! Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare”, ka theksuar Begaj.
Ai ka shprehur përulje dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në çlirimin dhe lirinë e vendit, duke nderuar sakrificën e tyre ndër vite.
Presidenti shqiptar ka falënderuar gjithashtu miqtë dhe partnerët strategjikë, në veçanti SHBA-në dhe bashkësinë perëndimore, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Në përmbyllje, Begaj ka bërë thirrje për unitet dhe përkushtim të përbashkët në rrugën drejt integrimit evropian: “Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë. BASHKË, JETË E MOT!”, ka shkruar presidenti Begaj në facebook.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve