Prishtinë, 15 shkurt 2026 11:43
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, duke i cilësuar ato si të pavërteta, të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me realitetin në terren.
Sipas Maqedoncit, përpjekjet për ta paraqitur Forca e Sigurisë së Kosovës si kërcënim për komunitetin serb në Kosovë nuk kanë bazë faktike dhe synojnë krijimin e narrativave frikësuese. Ai theksoi se FSK-ja është një forcë profesionale, e ndërtuar mbi standarde të larta demokratike dhe që vepron nën kontroll të plotë civil, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me obligimet ndërkombëtare të vendit.
“Mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës është dhe mbetet mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim,” ka deklaruar Maqedonci.
Ministri ka nënvizuar se procesi i fuqizimit dhe modernizimit të Ushtrisë së Kosovës nuk ka karakter kërcënues ndaj askujt, por përfaqëson një të drejtë legjitime të çdo shteti sovran dhe një domosdoshmëri për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë, si në vend ashtu edhe në rajon.
Ai ka paralajmëruar se deklaratat që nxisin tensione apo synojnë justifikimin e politikave destabilizuese nuk kontribuojnë në paqe dhe stabilitet, duke shtuar se përgjegjësia për sigurinë kërkon maturi, respekt për realitetin dhe përkushtim ndaj paqes.
Në fund, Maqedonci ka ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.
“Kosova ndërton ushtri për mbrojtje. Kosova ndërton siguri për të gjithë,” ka përfunduar ministri i Mbrojtjes.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve