Prishtinë 16 shtator 2026 11:41
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë thirrje për kujdes maksimal nga qytetarët që lëvizin në rrugën Pejë-Rugovë, për shkak të rrezikut të shembjeve të gurëve si pasojë e reshjeve të shiut.
Në komunikatë, Policia thekson se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar dëme materiale dhe persona të lënduar në këtë rrugë, për shkak të kushteve atmosferike të vështira.
Autoritetet paralajmërojnë se mundësia e rrëshqitjes dhe shembjes së gurëve është e lartë, prandaj kërkohet kujdes i shtuar për të shmangur aksidentet.
“Duke u bazuar në rastet që kemi pasur ditëve të fundit në këtë rrugë, ku kemi pasur dëme materiale dhe persona të lënduar, për shkak të reshjeve të vazhdueshme atmoferike, mundësia e shembjeve të gurëve është më e madhe, kërkojmë nga qytetarët të kenë kujdes të shtuar, për të shmangur ndonjë aksident”, thuhet në komunikatë.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës