Prishtinë, 14 shkurt 2026 13:50
Deputeti federal në Parlamentin e Kanadasë, Kyle Seeback gjatë fjalimit të tij në parlament, ka bërë një urim të veçantë në 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Dhëndëri I Kosovës ka thënë se javën e ardhshme Kosova shënon 18 vjetorin e pavarësi dhe për të kjo është thellësisht personale.
“Jam krenarë që Kanadaja ishte nga vendet e para që e ka njohur shtetin e Kosovën, duke qëndruar për lirinë dhe vetëvendosjen kur kishte më shumë rëndësi. E kam parë nga afër forcën, krenarinë dhe qëndrueshmërinë e popullit kosovar — dhe është diçka që e respektoj thellësisht. Për kosovarët këtu në Kanada dhe në mbarë botën: urime”.
Ai ka thënë se gruaja e tij është nga Kosova dhe se përveç që shijojnë ushqimin e mahnitshëm, kanë mësuar edhe për kulturën dhe traditat tona.
“Makijato në Rahovec është më e mira që kam shijuar ndonjëherë në jetë”, tha ai, derisa ka uruar në shqip për pavarësinë.
Kyle Seeback është politikan kanadez dhe shërben si deputet federal në Parlamentin e Kanadasë.
Ai përfaqëson zonën zgjedhore Dufferin—Caledon në provincën Ontario dhe është pjesë e Partisë Konservatore të Kanadasë.

Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales