Prishtinë, 13 shkurt 2026 15:33
Universiteti i Prishtinës ka shënuar 56 vjetorin e themelimit ku rektori ku u theksua se ky institucion shihet si një shpresë e një të ardhme të mirë.
Ceremonia e 56 vjetorit të Universitetit të Prishtinës nisi me intonimin e himnit të flamurit dhe me interpretimin e himnit akademik nga Fakulteti i Arteve.
Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu në një fjalë përshëndetëse në këtë përvjetor tha se pritjet nga UP-ja vazhdojnë të jenë shume te mëdha.
“Përvjetorët e mëdhenj dhe të rëndësishëm janë momente solemne që kalohen me reflektime për të kaluarën dhe synimet për të ardhmen. Ky universitet arriti të mbijetoj periudha tepër të vështira gjatë viteve të 90-ta. Universiteti i Prishtinës asnjëherë nuk u thye, asnjëherë nuk u ndal, gjithnjë vazhdoi rrugën përpara. …. Universiteti i Prishtinës u pa dhe u përfytyrua më shumë se sa një universitet, shihet si shpresa për një të ardhme për kohë më të mira… 04.45 Historia, ngjarjet e 5 – 6 dekadave nuk mund të paramendohen pa Universitetin e Prishtinës, studentët dhe profesorët e UP-së. Pritjet nga UP vazhdojnë të jenë shumë të mëdha. Kështu puna për të mirën e përgjithshme nga Universiteti i Prishtinës nuk duhet të ndalet kurrë.”, tha Hajrullahu

Kurti: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri
Kurti nga veriu: Asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar
Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë
Krerët e shtetit bëjnë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë
26 Korriku, dita kushtuar policëve që sakrifikuan jetën për Kosovën
Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale
Përçarja e Listës Serbe në Gracanicë: A janë të rezervuara vendet e punës në kujdesin shëndetësor për të afërmit e politikanëve nga Lista Serbe?