Prishtinë, 13 shkurt 2026 07:06
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se ka realizuar me sukses sekuencimin e gjenomit të plotë të virusit të Gripit A, përmes teknologjisë së fundit të sekuencimit të gjeneratës së re (NGS).
Ky proces mundëson monitorimin e saktë të llojeve të virusit që janë në qarkullim dhe ndihmon në përcaktimin e efektivitetit të vaksinave ekzistuese.
Sipas rezultateve të fundit, në Kosovë aktualisht dominon nëntipi H3N2, i cili përbën mbi 80% të mostrave të analizuara.
“Nga 22 mostrat e sekuencuara, pjesa dërrmuese (82%) ishin virus të Gripit A/H3N2, ndërsa pjesa tjetër (18%) i takonin virusit të Gripit A/H1N1. Për më tepër, lidhur me subtipin dominues H3N2 të virusit Gripit A, të dhënat e fituara nga sekuencionimi tregojnë se të gjitha sekuencat e analizuara i përkasin “clade K” të virusit. Ky nëntip i virusit tashmë është identifikuar në të gjitha kontinentet dhe poashtu përbën rreth gjysmën e sekuencave të depozituara në bazën globale të dhënave gjenomike GISAID për rajonin e Evropës. Të dhënat ekzistuese tregojnë një divergjencë të konsiderueshme gjenetike të këtij virusi në qarkullim krahasuar me shtamin në vaksinën e gripit të subtipit A(H3N2) të përdorur në hemisferën veriore”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Brenda vagonit të kujtesës, Haxhiu viziton Muzeun “Eksodi ’99” në Prishtinë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kërkon ndërprerjen e punës në ndërtimtari gjatë orëve të pikut të temperaturave
Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë
Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte
Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës Arllat–Malishevë, investim mbi 1.8 milion euro
Specialja: Avokati i Popullit nuk ka juridiksion mbi Dhomat e Specializuara
Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese