Prishtinë 12 shtator 2026 08:48
Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Cunmulaj, është nderuar në Kapitolin e Shtetit të Nju-Jorkut me një titull nderi, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Gjatë ceremonisë solemne, Cunmulaj pranoi Certifikatën e Mirënjohjes për kontributin e saj të vazhdueshëm si aktiviste dhe për veprimtarinë e saj humanitare, duke promovuar vlerat kulturore dhe atdhetare shqiptare.
Në këtë ngjarje morën pjesë senatorë dhe anëtarë të Asamblesë së Nju-Jorkut, të cilët vlerësuan angazhimin e saj të palodhur në shërbim të komunitetit shqiptar në diasporë.
Ky vlerësim konsiderohet si dëshmi e rolit të saj aktiv në mbështetjen e diasporës shqiptare dhe në realizimin e projekteve humanitare, si dhe e përkushtimit për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve jashtë trojeve.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së