Prishtinë, 14 shkurt 2026 09:15
Një peticion online ka nisur të qarkullojë, duke i bërë thirrje UNESCO-s që plisi shqiptar të njihet zyrtarisht si pasuri kulturore dhe të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Sipas nismëtarëve, njohja ndërkombëtare e plisit do të ndihmonte jo vetëm në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore te brezat e ardhshëm, por edhe në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat shqiptare në arenën globale.
Peticioni u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen me nënshkrimin e tyre, në mënyrë që kërkesa për njohjen e plisit nga UNESCO-ja të marrë mbështetje sa më të gjerë dhe të kontribuojë në mbrojtjen e kësaj trashëgimie për shqiptarët dhe për komunitetin global.
Plisi është mbajtur nga shqiptarët për shekuj me radhë dhe mbart një rëndësi të madhe kulturore për ne. Ai mishëron traditat tona dhe lidh çdo brez të ri me paraardhësit e tyre, duke forcuar më tej unitetin dhe krenarinë tonë kombëtare. Në një epokë ku globalizimi shpesh i lë në hije identitetet unike kulturore, është thelbësore që të ndërmarrim hapa për të ruajtur dhe promovuar simbolet tona.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së