Prishtinë 11 Shtator 2026 11:14
Komuniteti shqiptar në Austri do të shënojë përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes dy mbrëmjeve të veçanta kulturore, të organizuara me pjesëmarrjen e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina” nga Vushtrria, transmeton albinfo.at.
Ky turne kulturor është realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës “Internacionale” në Kapfenberg dhe “Unionit Humanitar Shqiptar” në Graz, me synim ruajtjen dhe promovimin e traditave kulturore shqiptare në diasporë.
Përveç programit artistik, vizita ka edhe karakter institucional. Delegacioni nga Vushtrria, i udhëhequr nga kryetari i komunës, Ferit Idrizi, pritet të zhvillojë takime zyrtare me autoritetet lokale në Kapfenberg dhe Graz, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive të reja ndërinstitucionale.
Sipas organizatorëve, këto aktivitete synojnë jo vetëm festimin e një prej datave më të rëndësishme shtetërore të Kosovës, por edhe forcimin e lidhjeve kulturore dhe shoqërore mes diasporës shqiptare dhe vendlindjes.
Mbrëmjet kulturore do të zhvillohen sipas këtij programi:
• Kapfenberg – 20 shkurt, ora 19:00, në adresën Lannergasse 1, 8605 Kapfenberg
• Graz – 21 shkurt, ora 19:00, në adresën Alte Poststraße 461, 8055 Graz
Organizatorët kanë ftuar bashkëatdhetarët që përmes këngës dhe valles tradicionale të festojnë së bashku Pavarësinë e Kosovës, duke ruajtur dhe promovuar identitetin kulturor shqiptar në Austri.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë