Prishtinë, 11 shkurt 2026 14:25
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shkarkuar 15 ish-roje serbë të urës në Mitrovicë, të cilët për 10 vjet kanë marrë paga nga buxheti i Kosovës.
Pavarësisht se janë paguar, ata kanë vepruar kundër interesave të shtetit.
Shkarkimi u bë pas refuzimit të tyre për t’u transferuar në pozita të tjera.
Njëri prej të shkarkuarve, Miomir Orlaviç, i cili mbante pozicionin e “asistent administrativ” në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Istog, është përfshirë në dokumentet e siguruara nga Arbresh.info.
Vendimi tregon se shkarkimi i tij erdhi për shkak të mungesave të përsëritura në punë dhe shkeljeve disiplinore.
Sipas vendimit, Orlaviç nuk është paraqitur në vendin e punës pas transferimit të përkohshëm, pa dhënë njoftim. Arsye që ai ka dhënë, si mosnjohja e gjuhës shqipe, largësia nga shtëpia, paga e ulët dhe shqetësime për sigurinë.
Komisioni ka konstatuar shkelje të rënda disiplinore, përfshirë mosplotësimin e detyrave, moszbatimin e ligjit dhe braktisjen e punës për tre ose më shumë ditë.



Studentët marshojnë sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kryeministri Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së