Prishtinë, 11 shkurt 2026 14:13
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në një postim në Facebook të mërkurën, ka udhëzuar qytetarët se di të veprohet në rast të tërmetit.
Ministria në udhëzim ka thënë se duhet ruajtur fillimisht qetësia në rast të tërmetit dhe të futeni nën një tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës.
Të martën mbrëma Kosova u dridh nga një tërmet 4.6 ballë Rihter. Epiqendra ishte në Shtërpcë. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa në shumë qytete qytetarët kanë dalë jashtë objekteve të banimit.
“Gjatë tërmetit: Qëndroni të qetë dhe mos u panikosni; Futuni menjëherë nën një tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës; Mbroni kokën dhe qafën me duar; Qëndroni larg dritareve, rafteve dhe objekteve që mund të bien; Mos përdorni ashensorin; Nëse jeni jashtë, qëndroni larg ndërtesave, shtyllave elektrike dhe pemëve; Nëse jeni duke vozitur, ndaloni në një vend të sigurt dhe qëndroni brenda automjetit”, thuhet në udhëzimet e Ministrisë.
Ndërsa pas tërmetit, Ministria ka udhëzuar që të dilet me kujdes nga objekti vetëm në rast se nuk është objekti i dëmtuar e po ashtu ka thënë se duhet përgatitur për lëkundje pasuese.
“Pas tërmetit: Dilni me kujdes nga objekti vetëm nëse është i dëmtuar; Kontrolloni për të lënduar dhe njoftoni shërbimet emergjente nëse është e nevojshme; Ndiqni vetëm njoftimet zyrtare nga institucionet përkatëse; Përgatituni për lëkundje pasuese. Siguria fillon me vetëdije dhe veprim të shpejtë. Respektimi i këtyre udhëzimeve ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për ju dhe familjen tuaj”, ka njoftuar Ministria.

Gjashtë trupa gjenden gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Pacolli: 17 vila janë rrënuar deri tash përreth Ujmanit
Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
Pas aksidenteve fatale, shteti forcon mbikëqyrjen e vendeve të punës me teknologji
Pengesë në hetimet për rastin “Panda” në Pejë: BIA serbe nuk lejoi marrjen në pyetje të Vuçiqit
Haxhiu nga gërmimet në Zubin Potok: Ne po i kërkojmë të zhdukurit, Vuçiq vazhdon t’i mohojë krimet
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu mban sot takim me përfaqësuesit e partive politike
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së
Ballkani eliminohet pas penalltive