Vushtrri, 11 shkurt 2026 07:23
Komuna e Vushtrrisë, në bashkëpunim me Kampusin Evropian të Universitetit të York-ut në Selanik, ka shpallur ndarjen e 14 bursave të studimit për studentët nga kjo komunë për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shtatë nga këto bursa do të mbulohen në tërësi, ku 100 për qind e shpenzimeve do të financohen nga Komuna e Vushtrrisë dhe Universiteti. Ndërkaq, shtatë bursa të tjera do të mbulohen pjesërisht, ku 50 për qind do të financohen nga Universiteti, ndërsa 50 për qind nga vetë studentët përfitues.
Bursat janë të dedikuara për studime të nivelit Bachelor, Master dhe MBA, në disa fusha akademike, përfshirë Shkencat Kompjuterike, me programe në Inteligjencë Artificiale dhe Shkencë të të Dhënave, Teknologji të Web-it dhe Informatikë Biznesi, si dhe në Psikologji, Biznes, Shkenca Humane dhe Drejtësi.
Afati i fundit për aplikim është 20 shkurti 2026, ndërsa të gjithë studentët e interesuar nga Komuna e Vushtrrisë inkurajohen të shfrytëzojnë këtë mundësi për avancimin e tyre akademik në një institucion ndërkombëtar të arsimit të lartë.
Kryetari i komunës, Ferit Idrizi ka theksuar se mbështetja për arsimin dhe të rinjtë mbetet një nga prioritetet kryesore të Komunës së Vushtrrisë, duke vlerësuar se investimi në dije është investim në të ardhmen e qytetit.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit