Gjilan, 11 shkurt 2026 10:53
Punimet për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në Gjilan po shkojnë drejt përfundimit, duke shënuar një investim të rëndësishëm prej rreth 1 milion eurosh në infrastrukturën e qytetit.
Ky projekt po realizohet falë bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës dhe është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për përmbushjen e premtimeve dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar se ky investim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qytetit. “Po shkojmë drejt përfundimit të ndërtimit të Stacionit të ri të Autobusëve, një investim prej 1 milion eurosh që po e transformon këtë hapësirë në një objekt funksional dhe me infrastrukturë bashkëkohore për qytetarët dhe transportuesit vendorë e të huaj”, ka deklaruar Hyseni.
Ai shtoi se stacioni i ri do të ofrojë kushte moderne operimi, hapësira të reja për udhëtarët dhe shërbime cilësore, duke e bërë Gjilanin një qendër më të zhvilluar për transportin rajonal dhe ndërkombëtar.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit