Prishtinë, 11 shkurt 2026 06:58
Një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter ka goditur territorin e Kosovës mbrëmjen e së hënës, më 10 shkurt 2026, në ora 22:05.
Sipas të dhënave të Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mesdhetare, lëkundjet janë ndier më së shumti në zonën juglindore të vendit, përkatësisht në rajonin Prizren–Shtërpcë.
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka njoftuar se tërmeti ka pasur intensitet VI ballë të shkallës së Merkalit, me thellësi hipoqendrore rreth 5 kilometra, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit, me koordinata gjeografike 42.144; 20.985.
Lëkundjet janë ndier në disa pjesë të Kosovës dhe, për shkak të forcës së tyre, kanë pasur potencial për të shkaktuar dëme materiale të lehta dhe për të rrezikuar qytetarët. Institucionet sqarojnë se kjo ngjarje konfirmon edhe një herë se zona e Prizrenit konsiderohet zonë sizmogjene aktive, siç paraqitet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovën.
“Deri më tani, nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze materiale apo persona të lënduar. Autoritetet kompetente bëjnë të ditur se janë në gatishmëri të plotë dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.
Ndërkohë, qytetarët janë ftuar të ruajnë qetësinë, të informohen vetëm nga burime zyrtare dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë në rast të lëkundjeve të tjera.
“Numrat emergjentë 112, 193 dhe 192 mbeten në dispozicion të qytetarëve 24 orë në ditë”, thuhet në njoftimin e AME-s.

Studentët marshojnë sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Trumpi i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore
Kryeministri Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së