Prishtinë, 10 shkurt 2026 19:00
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës ka njoftuar një zhvillim të rëndësishëm për tregun e punës, duke bërë të ditur se nga ky vit subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në kuadër të skemës Kosovo Generation Unlimited (KGU) është rritur nga 170 euro në 300 euro.
Kjo skemë po zbatohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Agjencisë së Punësimit, në bashkëpunim me UNICEF dhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), me synim krijimin e më shumë mundësive për punësim të të rinjve dhe forcimin e bashkëpunimit me sektorin privat.
Sipas njoftimit të Agjencisë së Punësimit, rritja e subvencionit synon të ofrojë mbështetje më të madhe për bizneset, të nxisë punësimin e të rinjve dhe të ketë një ndikim më të qëndrueshëm në zhvillimin e tregut të punës në Kosovë.
Punëdhënësit dhe të rinjtë e interesuar për të përfituar nga kjo skemë ftohen të vizitojnë platformën zyrtare Kosovo Generation Unlimited, ku mund të gjejnë informacione të detajuara rreth kritereve dhe procedurave të aplikimit.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë