Prishtinë, 10 shkurt 2026 16:01
Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë liruar me kusht të martën nga Gjykata Speciale, pas rishikimit të fundit të masës së paraburgimit.
Në vendimet e marra më 3 shkurt 2026, gjykatësi ka konstatuar se rrethanat kanë ndryshuar që nga rishikimi i paraburgimit të Smakajt dhe Fazliut në dhjetor të vitit 2025, duke vlerësuar se vazhdimi i mbajtjes së tyre në paraburgim nuk ishte më i arsyeshëm dhe as proporcional.
Edhe pse gjykatësi ka vlerësuar se ende ekziston rreziku që të dy të akuzuarit, në rast lirimi, mund të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor, ka arritur në përfundimin se e drejta e tyre themelore për liri peshon më shumë se këto rreziqe të mundshme.
Ndër faktorët e marrë parasysh në vendimmarrje, gjykatësi ka theksuar se koha që Smakaj dhe Fazliu kanë kaluar deri më tani në paraburgim tejkalon dënimin minimal të paraparë me ligj në rast se do të shpalleshin fajtorë. Po ashtu, është vlerësuar se faza e paraqitjes së provave në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së tashmë ka përfunduar, çka e zvogëlon ndjeshëm mundësinë e ndonjë përpjekjeje për pengim të procesit pa u zbuluar.
Gjykatësi ka konstatuar gjithashtu se nuk ekziston rrezik arratisjeje nga ana e Smakajt dhe Fazliut, veçanërisht duke pasur parasysh shumën e dorëzanisë financiare të ofruar prej tyre, e cila do të konfiskohej në rast të shkeljes së kushteve të lirimit.
Pavarësisht lirimit me kusht, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu mbeten të akuzuar në gjykimin aktual dhe ndaj tyre janë caktuar një sërë kushtesh, të cilat duhet t’i respektojnë deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Smakaj dhe Fazliu u arrestuan në fillim të dhjetorit të vitit 2024 nën akuzat për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve