Prishtinë 9 Shkurt 2026 08:47 08:49
Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik ka bërë të ditur se Komiteti për Inteligjencë Epidemike dhe Komiteti për Sëmundje Ngjitëse, kanë mbajtur takime, ku kanë diskutuar situatën globale rreth përhapjes së virusit ‘Nipah’.
Për RTK-në ata bën të ditur se sipas vlerësimit aktual të Komiteteve, rreziku për Kosovën është i ulët, meqë edhe OBSH dhe organizatat e tjera kanë vlerësuar se shpërthimet mbeten sporadike, të lokalizuara dhe me mundësi të kufizuara të përhapjes përtej Indisë, ku janë zbuluar dy raste.
Sidoqoftë, sipas tyre, Komitetet kanë rekomanduar që të zgjerohet mbikëqyrja epidemiologjike dhe të rritet gatishmëria e sistemit shëndetësor, mirëpo, në këtë fazë nuk ka arsye për alarmim publik apo rrezik për popullatën në Kosovë.
Mjeku Naser Ramadani, njëherësh ish-drejtues IKSHPK-së, thotë se ekspertët e shëndetit publik theksojnë se virusi Nipah është i rrallë, por kur ndodhin shpërthime, pasojat mund të jenë shumë të rënda. Megjithatë, ai nënvizon rëndësinë e informimit që qytetarët të mos bien pre e dezinformimeve të ndryshme dhe për të mos shkaktuar panik të panevojshëm.
Sipas tij, ky virus mund të kalojë nga kafshët te njerëzit. Burimet më të shpeshta të infeksionit janë lakuriqët e frutave, të cilët lloje nuk gjenden te ne dhe se aktualisht virusi nuk përhapet përmes ajrit. Ndërkaq, simptomat janë kryesisht ethe, dhimbje koke, konfuzion, vështirësi në frymëmarrje etj. Ai shton se deri tani shpërthimet janë të kufizuara në disa zona të Azisë dhe është shumë i ulët rreziku për Evropën, Ballkanin, Kosovën dhe Shqipërinë.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve