Prishtinë 9 Shkurt 2026 08:33
Gjatë vitit të kaluar, remitancat në Kosovë kanë arritur vlerën prej 1.42 miliardë eurosh, duke shënuar një rritje prej 4.4 për qind, apo rreth 60 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024.
Sipas të dhënave, muaji dhjetor vazhdon të jetë me shifra preliminare dhe pritet të finalizohet në fund të muajit shkurt.
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pjesa më e madhe e remitancave ka ardhur nga Gjermania, me rreth 39 për qind të totalit. Pas saj renditet Zvicra me 17.5 për qind, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.2 për qind, Austria me 4.2 për qind, Italia me 3.9 për qind, ndërsa Belgjika dhe Franca me nga 3.4 për qind secila, transmeton albinfo.ch.
Tutje, bëhet e ditur se sa i përket mënyrës së dërgimit të mjeteve financiare, rreth 55 për qind e remitancave janë transferuar përmes agjencive për transfere të parave, 17 për qind përmes bankave dhe 28 për qind përmes kanaleve të tjera.
Mesatarja mujore e remitancave ka qenë rreth 117.9 milionë euro, ndërsa prurjet më të larta janë regjistruar gjatë muajve korrik, gusht dhe dhjetor, kryesisht në periudhat kur mërgimtarët qëndrojnë në Kosovë.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve