Prishtinë, 08 shkurt 2026 19:42
Pas deklaratës së ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili tha se “Ushtria e Kosovës, nëse punët shkojnë mirë, do të mund të angazhohet në Ukrainë dhe në Evropë”, eksperti i gjeopolitikës Lutfi Bilalli komentoi se ky angazhim mund të ketë ndikim të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Por sipas tij, kjo kërkon kohë dhe kujdes. “Ne duhet të kemi kujdes, sepse në parlamentet evropiane të vendeve të NATO-s ka pro dhe kundër”, tha Bilalli.
Ai gjithashtu kujtoi misionet ndërkombëtare të Kosovës, duke përfshirë Kuvajtin në vitin 2021, Ishujt Britanik dhe pjesën jugore të Meksikës, duke nënvizuar rëndësinë e përfaqësimit të vendit në arenën ndërkombëtare.
“Kjo është një deklaratë që për Kosovën, definitivisht e thotë që është një partner dhe aleat që do të marrë përgjegjësi për sigurinë e Evropës. Kjo do të ketë vlerë të madhe edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO që është jetike për Kosovën”, shtoi ai.
“Por më duket se janë procese që do të kërkojnë kohë. Është me rëndësi që Kosova të përfaqësohet. Kosova misionin e parë ka pasur në Kuvajt në vitin 2021 dhe e dyta është në Ishujt britanik, dhe mendoj që e treta ka qenë në pjesën jugore të Meksikës”, përfundoi eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit