Prishtinë, 30 janar 2026 22:30
Zyrtarët e Qendrës së Komunikimit Rajonal të Policisë së Ferizajt, patën më shumë punë gjatë vitit 2025.
Kjo për shkak se thirrjet e qytetarëve u shtuan.
“Në krahasim me vitin 2024 ku kanë qenë 86 mijë ë 100, d.m.th e kemi një rritje 19.1 për qind. Mandej kemi shkresa të Drejtorisë së Përgjithshme diku katër mijë e 900, ajo çka është më interesant te ne është veturat e verifikume që është një prej aktiviteteve të njësive që janë në teren dhe bëjnë verifikimin kërkojnë prej neve që me i verifiku a kanë regjistrim a s’kanë, vitin e kalum kanë qenë 1 mijë e 866 sivjet kanë qenë afër 2 mijë e diçka”, tregoi shefi i Qendrës së Komunikimit, Gani Pajaziti.
Shefi i Qendrës, Gani Pajaziti, thotë se kjo tregon se qytetarët kanë rritur besimin ndaj institucionit.
“Kjo është një parametër shumë i mirë dhe është I kënaqshëm për neve si Polici sepse jemi gradualisht duke shkuar kah ajo duke u barazuar me shtetet evropiane për nga besueshmëria e qytetarëve ndaj Policisë… Vetë shifrat po tregojnë se qytetarët janë të interesuar që të kontaktojnë Policinë përmes këtyre dy linjave të numrave që i kemi por edhe aplikacionit mobil për me informua Policinë lidhur me ngjarjet, ndodhitë që ndodhin në qytet”, thotë Pajaziti.
Kapiteni tregoi gjithashtu, se edhe raportimet përmes aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë” janë rritur.
“Vetë fakti që I kemi mbi 102 mijë thirrje edhe përmes numrit por edhe përmes aplikacionit mobil ka rritje të ndjeshme në përqindje diku jashtëzakonisht të mirë që neve na I mundëson punën tonë në teren sepse kështu faktikisht ai subjekti që e sheh çka po ndodhë, kush po ndodhë, dmth na mbronë qytetari në atë aspektin e angazhimit të numrit të njësive në teren sepse Ferizaji si Ferizaj në gjithë regjionin e vet nuk mundet me i pasë numrin e madh të njësive në teren dhe qytetari është në fakt ai që bën zëvendësimin e tyre”, deklaroi ai.
Policia e Ferizajt u bënë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë dhe t’i kontaktojnë për çdo parregullsi.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit