Prishtinë, 30 janar 2026 10:12
Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 1 mijë ndërmarrje të reja. Krahasuar me muajin paraprak, numri i ndërmarrjeve të regjistruara shënon rritje prej 8.8%. Ndërsa në krahasim me dhjetorin e një viti më parë është një rritje prej 6% e ndërmarrjeve të regjistruara.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij muaji ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e mjeteve motorike dhe motoçikletave me 252 ndërmarrje (25.2%), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 120 ndërmarrje (12%), akomodimi dhe shërbimet ushqimore me 110 ndërmarrje (11%), si dhe prodhimi me 99 ndërmarrje (9.9%).
Sa i përket madhësisë së ndërmarrjeve, dominon kategoria e mikro-ndërmarrjeve (0–9 të punësuar), me gjithsej 988 ndërmarrje të regjistruara. Në kategorinë e ndërmarrjeve të vogla (10–49 të punësuar) janë regjistruar 12 ndërmarrje, ndërsa në kategoritë e ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje gjatë këtij muaji.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve: Regjioni i Prishtinës prinë me 500 ndërmarrje të regjistruara (50%), Regjioni i Prizrenit me 105 (10.5%), Regjioni i Gjilanit me 99 (9.9%), Regjioni i Ferizajt me 87 (8.7%), Regjioni i Mitrovicës me 85 (8.5%), Regjioni i Gjakovës me 65 (6.5%), dhe Regjioni i Pejës me 59 (5.9%).
Por gjatë dhjetorit të vitit që shkoi nuk pati vetëm ndërmarrjke të reja të cilat u regjistruan. Gjatë këtij viti pati dhe nga ata që u shuan. Siaps të dhënave të ASK-së në dhjetor të viit që shkoi u shuan gjithsej 135 ndërmarrje.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante