Prishtinë, 29 janar 2026 22:25
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se prej orës 20:00 është normalizuar qarkullimi i kamionëve, si në hyrje ashtu edhe në dalje të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit, lëvizja e mjeteve të rënda po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat kufitare që lidhin Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka bërë të ditur se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, përmes Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, kanë njoftuar për pezullimin e protestës që kishte nisur më 26 janar 2026. Protesta është pezulluar sot, më 29 janar 2026.
Sipas këtij njoftimi, nga ora 21:00, në të gjitha pikat kufitare që lidhen me Maqedoninë e Veriut ka vijuar qarkullimi normal i kamionëve, duke i dhënë fund bllokadave që kishin krijuar pritje dhe vonesa në transportin ndërkufitar.
Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje transportuesve që të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo ndryshim eventual në regjimin e qarkullimit.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante