Prishtinë 29 Janar 2026 16:59
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Anu Prattipati.
Gjatë takimit u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për zhvillimet e fundit në vend.
Në këtë kontekst, Osmani theksoi se linjëzimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë vendimi i duhur dhe strategjik.
Ajo nënvizoi se Kosova beson në lidershipin e Presidentit Trump dhe mbetet e gatshme të japë kontribut konkret dhe të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë.
Osmani dhe znj. Prattipati shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, si dhe për agjendën ndërkombëtare të Presidentes në muajt në vijim./

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin