Prishtinë, 29 janar 2026 20:07
Bashkimi Evropian ka arritur unanimitetin për ta futur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në listën e organizatave terroriste. Vendimi politik u mor të enjten gjatë takimit të ministrave të punëve të jashtme në Bruksel, ndërsa miratimi formal pritet në ditët në vijim.
Sipas vendimit, do të vendoset ngrirje e aseteve, ndalim i financimit dhe ndalesë udhëtimi për të gjithë anëtarët aktivë të IRGC-së. Shumë prej tyre tashmë janë subjekt i sanksioneve të BE-së.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, tha se shtypja e protestave nuk mund të mbetet pa përgjigje. Vendimi u bë i mundur pas ndryshimit të qëndrimit të Francës, Spanjës dhe Belgjikës.
IRGC-ja akuzohet për shtypjen e dhunshme të protestave në Iran, furnizimin e Rusisë me armë, sulme me raketa balistike ndaj Izraelit dhe lidhje me grupe të armatosura si Hezbollah, Hamas dhe Huthitë e Jemenit.
Lista e terrorizmit e BE-së përfshin aktualisht 22 grupe. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia e kanë shpallur më herët IRGC-në organizatë terroriste.
Përveç këtij vendimi, BE-ja miratoi edhe sanksione ndaj 21 individëve dhe subjekteve për shkelje të të drejtave të njeriut në Iran, si dhe ndaj 10 personave të tjerë të lidhur me mbështetjen e Teheranit për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë