Prishtinë, 28 janar 2026 19:09
Viktimat nga të dyja palët e luftës mund të arrijnë në dy milionë deri në pranverën e këtij viti, sipas një grupi ekspertësh.
Por, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington thotë se forcat ruse kanë pësuar gati 1.2 milionë viktima – më shumë se çdo fuqi e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.
Dhe siç është thënë më tej, ato kanë përparuar me një ritëm më të ngadaltë se pothuajse çdo fushatë e madhe ofensive në çdo luftë të shekullit të kaluar.
Dhe pas publikimit të këtyre të dhënave, ka ardhur reagimi i Kremlinit, i cili i ka quajtur “jo të besueshme”.
Kremlini këmbëngul se vetëm ministria ruse e mbrojtjes kishte autoritetin për të publikuar shifrat e viktimave ruse.
Kujtojmë se që kur Vladimir Putin nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë të Ukrainës, asnjëra palë nuk ka zbuluar publikisht shifra gjithëpërfshirëse të viktimave, duke e trajtuar shkallën e humbjeve si një sekret shtetëror të ruajtur me kujdes.
Por sipas një raporti të ri, Moska ka pësuar një shkallë viktimash “të jashtëzakonshme”, duke pësuar gati 1.2 milionë viktima në fushën e betejës – duke përfshirë të vrarët, të plagosurit dhe të zhdukurit – midis shkurtit 2022 dhe dhjetorit 2025.
Vetëm në vitin 2025 pati rreth 415,000 viktima ruse, thotë CSIS.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë