Prishtinë 26 janar 2026 08:11
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë kësaj jave vendi do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Sipas IHMK-së, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë, çka mund të shkaktojë grumbullim uji në zona urbane dhe vështirësi në komunikacion.
Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar, veçanërisht gjatë udhëtimeve.
IHMK-ja ka njoftuar se sot në viset malore do të ketë shi e borë, ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës në 6 e 8 gradë celsius.
Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës