Prishtinë 26 janar 2026 08:06
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se qeveria e tij do të përshpejtojë procedurat ligjore për të vendosur ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, me synimin që masa të hyjë në fuqi para fillimit të vitit të ri shkollor në shtator.
“Nxënia e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është për shitje,” tha Macron në një video të publikuar nga BFMTV. Ai theksoi se emocionet e të rinjve nuk duhet të manipulohen nga platformat digjitale dhe algoritmet e huaja.
Macron njoftoi gjithashtu se telefonat celularë do të ndalohen edhe në shkollat e mesme, duke e cilësuar këtë si një rregull të qartë për nxënësit, familjet dhe mësuesit.
Franca i bashkohet kështu një vale vendesh perëndimore që po ashpërsojnë ligjet për mbrojtjen e të miturve online. Masa vjen pas ligjit historik të Australisë, i cili ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, si dhe pas sinjaleve të ngjashme nga qeveria britanike.
Nisma në Francë po udhëhiqet nga deputetja Laure Miller, e cila tha se problemi kryesor aktual është mungesa totale e verifikimit real të moshës në platformat sociale. Sipas saj, zbatimi i rreptë i Aktit Europian për Shërbimet Digjitale (DSA) do t’i detyrojë platformat të kërkojnë prova reale të moshës së përdoruesve.
“Do të ketë gjithmonë mënyra për t’i anashkaluar rregullat, por ne duhet të hedhim hapin e parë për mbrojtjen e të miturve,” u shpreh Miller.
Në Australi, autoritetet kanë bërë të ditur se mbi 4.7 milionë llogari të fëmijëve nën 16 vjeç janë mbyllur ose çaktivizuar pas hyrjes në fuqi të ligjit. Kryeministri Anthony Albanese tha se vendimi u mor pas presionit të prindërve dhe vetë të rinjve, të cilët kërkonin më shumë mbrojtje nga dëmet psikologjike të rrjeteve sociale.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë