Prishtinë 24 janar 2026 15:44
Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi se që nga fillimi i dimrit, dhjetë fëmijë kanë humbur jetën për shkak të të ftohtit, ndërsa Izraeli vazhdon bllokadën ndaj hyrjes së karburantit dhe ndihmave humanitare.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria, thuhet: “Ali Ebu Zur, tre muajsh, humbi jetën në Spitalin e Dëshmirë Al-Aksa për shkak të të ftohtit ekstrem”, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.
Numri i fëmijëve që kanë vdekur në Gaza për shkak të ekspozimit ndaj të ftohtit dhe mungesës së mbrojtjes ndaj kushteve klimatike, ka arritur në dhjetë që nga fillimi i dimrit.
Në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka kufizuar hyrjen e ndihmave pavarësisht armëpushimit, qindra mijëra njerëz po jetojnë në tenda të improvizuara.
Shiu dhe stuhitë e forta që kanë goditur zonën kanë bërë që tendat të jenë të pabanueshme, ndërsa sidomos fëmijët e vegjël nuk i përballojnë temperaturat e ulëta.
Edhe pse marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi më 10 tetor, nuk është parë asnjë përmirësim i dukshëm në situatën humanitare në Gaza.
Mosrespektimi i detyrimeve nga ana e Izraelit, duke kufizuar hyrjen e ushqimeve, barnave, materialeve mjekësore, karburantit dhe pajisjeve për strehim, ka bërë që kriza të vazhdojë.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë